LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse ka madhësinë e gjysmës së fushës së futbollit, në ishullin shkëmbor të Afrikës jetojnë 500 persona (Foto)

Edhe pse ka madhësinë e gjysmës së fushës së futbollit, në ishullin shkëmbor të Afrikës jetojnë 500 persona (Foto)

Ishulli shkëmbor Migingo në liqenin Victoria është i mbuluar me shtëpi të vogla të punuara nga metali, brenda të cilave jetojnë 500 banorë edhe pse ishulli ka madhësinë e gjysmës së fushës së futbollit.

Kur i afroheni këtij ishulli asgjë tjetër nuk mund të shihni përpos shufrave dhe dyerve të metalta, që e kanë bërë këtë vend të duket nga ajri si një breshkë e punuar nga metali, transmeton Telegrafi.

Ky ishull për dekada ka qenë burim i tensioneve mes Ugandës dhe Kenisë, të cilët nuk arritën të vendosin se kujt i takon. Madje në një moment të caktuar për pak sa nuk kishte filluar “lufta më e vogël” në Afrikë për shkak të këtij ishulli.

Komuniteti në ishull jeton nga peshkimi që u sjell të ardhura për të mbetur gjallë, kurse në vitin 2009 në të jetonin vetëm 131 persona dhe nuk i janë dashur 9 vite të kalojnë që numri i tyre të rritet në 500.

Isaac Buhinza, 22-vjeç, nga Uganda, thotë se peshkimin ia mësoi i ati kurse për asnjë ditë nuk kishte vijuar mësimit.

“Nuk e di se cilit vend i takon ishulli. Unë thjesht jetoj aty”, ka shtuar Buhinza. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Italiani shënon rekord botëror për

Italiani shënon rekord botëror për "arratisjen më të shpejtë nga rezervuari i ujit"

Interesante
Kalo në kategori