LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse i është ngulur thika gjigante në krah, pelikani ecë pa kurrfarë problemi (Video)

Edhe pse i është ngulur thika gjigante në krah, pelikani ecë pa kurrfarë problemi (Video)

Një pelikan është parë duke ecur afër lumit me një thikë të madhe të ngulur në krah.

Ky zog i lënduar është filmuar në pjesën perëndimore të Australisë, por ajo çfarë ka habitur më shumë kalimtarët ishte fakti se edhe pse me thikë të ngulur në krah, ai ecte i qetë sikur të mos i kishte ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.


Kalimtarët e rastit të habitur me atë çfarë po shihnin, dëgjohen duke thënë “o zot”. Videoja është publikuar në Facebook në Stephanie Downey nga Danimarka.

Daily Mail Australia ka kontaktuar me menaxhmentin e parkut ku edhe është parë pelikani i lënduar, por deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë koment. /Telegrafi/