LAJMI I FUNDIT:

Edhe pesë ditë kanë mbetur nga gara për të fituar €500 me video porosinë më të mirë

Edhe pesë ditë kanë mbetur nga gara për të fituar €500 me video porosinë më të mirë

Edhe 5 ditë kanë mbetur për të fituar €500 në garën me video porosinë (Velfie) më të mirë me temën se si do të ishte për ju Arsimi Cilësor në Kosovë.

Ky konkurs do të zhvillohet deri më 11 qershor 2018 ndërsa në fund të konkursit, tri video ‘velfie’ me numrin më të madh të pëlqimeve do të kualifikohen për çmimin përfundimtar për video porosinë më të mirë për Arsimin Cilësor.

Video juaj duhet të përcjellë se si e shihni më së miri dhe e dëshironi Cilësinë e Arsimit, si dëshironi që arsimi të jetë në Kosovë. Vendosni në tregimin tuaj çka do që ju bën të buzëqeshni dhe në video përdorni përdorni butonin thurje #QualityEducationIs #EUKosovo.

Prandaj, bëhuni pjesë e garës duke na treguar se çfarë është cilësia e arsimit për ju. Na jepni sugjerime pozitive për përmirësimin e arsimit në Kosovë. Mund të jetë një tregim i juaji personal, pikëpamja juaj personale ose një dëshirë e juaja. Ne duam të dëgjojmë zërin tuaj, idenë tuaj dhe tregimin tuaj personal.

Fokusohuni në ndarjen e përvojës suaj nëpërmjet “velfie” tuaj, por po ashtu edhe angazhimin tuaj aktiv dhe diskutimet me kolegët, bashkëmoshatarët lidhur me arsimin në Kosovë.

Afati i fundit për dërgimin e videos “velfie” është ora 17:00, 11 qershor 2018. Çmimi: 500 €

E drejta e konkurrimit: I hapur për të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 16 vjeç e më lartë.  Klikoni në këtë link www.EUICC-KS.com për rregullat zyrtare dhe për informata më të hollësishme.