LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas katër ditësh kërkimi, ende asnjë gjurmë të personit i cili u fundos të dielën në Liqenin e Batllavës

Edhe pas katër ditësh kërkimi, ende asnjë gjurmë të personit i cili u fundos të dielën në Liqenin e Batllavës

U bënë katër ditë që 55 vjeçari Shaban Shabani nga Obiliqi është fundosur në Liqenin e Batllavës.

Ndërkaq edhe sot ekipet e FSK-së, vazhdojnë kërkimin për gjetjen e tij.


Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diel, rreth orës 15 e 30.

Familjarët e 55 vjeçarit, kanë thënë për Telegrafin se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë.

Sipas tyre, Shabani së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe.

Ata ishin futur në ujë për t’u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55 vjeçari.

“Babai ka ditur të notojë shumë mirë, madje të gjithëve na ka mësuar të notojmë kur ishim të vegjël”, ka thënë njëri nga fëmijët e tij.

FSK-ja e angazhuar në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës
Lexo po ashtu FSK-ja e angazhuar në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Edhe pse pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga dita e parë janë duke kërkuar për gjetjen e tij, familjarët kërkojnë që të rriten kapacitetet e kërkimit.

Vazhdojnë kërkimet për personin i cili që nga dje rezulton i zhdukur në liqenin e Batllavës
Lexo po ashtu Vazhdojnë kërkimet për personin i cili që nga dje rezulton i zhdukur në liqenin e Batllavës

“Po, ne e dimë që FSK, me kapacitetet që ka është duke kërkuar vazhdimisht për gjetjen e babit tonë, por u bënë katër dite dhe ne po shpresojmë që të rriten kapacitetet e kërkimit edhe nga të tjerët që e  njohin këtë punë”, kanë thënë për Telegrafin.

Familjarët falënderojnë të gjithë personat, ekipet e ndryshme të cilët po ndihmojnë në këtë proces për gjetjen e tij.

Ndërkaq, Shabani, thonë familjarët, vite më parë kishte shpëtuar një person pikërisht në Batllavë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori