LAJMI I FUNDIT:

“Edhe pak dhe u shitën”, mbeten vetëm edhe 40 Bugatti Chiron nëpër auto-sallone

“Edhe pak dhe u shitën”, mbeten vetëm edhe 40 Bugatti Chiron nëpër auto-sallone

Bugatti Chiron pati debutuar në panairin e veturave në Gjenevë gjatë vitit 2016, si një ndryshim i pritur prej kohësh për Veyron.

Por Bugattit i kanë mbetur të shes vetëm edhe 40 njësi të veturës sportive Chiron, për të përmbyllur planin për prodhimin dhe shitjen e 500 veturave të tilla, transmeton Telegrafi.


Nga kjo auto-kompani kanë bërë të ditur se kërkesat për këtë model janë rritur në tremujorin e fundit, përfshirë porositë dy herë më të mëdha për nga numri në Kinë – krahasuar me periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit të kaluar.

Porositë e para për blerësit kishte filluar në mars të vitit 2017, kurse deri në maj të vitit 2018 Bugatti kishte shitur mbi 100 sosh, e 300 tjera u larguan nga shiriti prodhues i fabrikës në mars të këtij viti.

Aktualisht blerësit i kanë në dispozicion dy variante të modelit Chiron – Pur Sport dhe Super Sport. E për dallim nga versioni që u shfaq në fillim të prodhimit serik, Pur Sport i ka 50 kilogramë më pak.

Në anën tjetër, Super Sport ka 100 kuaj-fuqi më shumë ku në total gjeneron 1.600 kuaj-fuqi, për dallim nga modeli standard që i ka vetëm 1.500. /Telegrafi/