LAJMI I FUNDIT:

Edhe një pjesëtar i FSK-së nga Skenderaj i infektuar me COVID-19

Edhe një pjesëtar i FSK-së nga Skenderaj i infektuar me COVID-19

Në Komunën e Skenderajt sonte janë shtuar tri raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Osmon Veliu ka thënë për RTV Dukagjinin se dy rasteve nuk u dihet burimi i infeksionit dhe një tjetër rast që është pjesëtarë i FSK-së.


“Pjesëtari i FSK-së vjen nga kazerma e Prishtinës, ndërsa infeksionet tjera janë një punëtorë i bankës dhe bashkëshortja e tij. Gjatë intervistës që e kam pasur me të nuk e di nga e ka marrë infeksionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Veliu thotë se për fat të keq me relaksimin e masave ka rënë edhe respektimi i rekomandimeve.

Lladrovci: Pesë pjesëtarë të FSK-së nga Drenasi me COVID-19, u infektuan nga kolegu i tyre që mori pjesë në protestën e Vetëvendosjes
Lexo po ashtu Lladrovci: Pesë pjesëtarë të FSK-së nga Drenasi me COVID-19, u infektuan nga kolegu i tyre që mori pjesë në protestën e Vetëvendosjes

Drejtori i Shëndetësisë në Skenderaj thotë se tashmë në këtë komunë janë gjashtë raste aktive.

Shtatë pjesëtarë të FSK-së nga Podujeva të infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu Shtatë pjesëtarë të FSK-së nga Podujeva të infektuar me COVID-19

Ai thotë se pas këtyre rasteve kanë marrë masat në mënyrë që të mos këtë përhapje të mëtejme të coronavirusit./Telegrafi/