LAJMI I FUNDIT:

Edhe nënpresidenti amerikan, Pence ia kthen shpinën Trumpit: Nuk mund t’i ndryshojë rezultatet

Edhe nënpresidenti amerikan, Pence ia kthen shpinën Trumpit: Nuk mund t’i ndryshojë rezultatet

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence ka shkruar sot në Capitol Hill për një ditë historike, ku do të numërojë votat e senatorëve që do t’ia konfirmojnë fitoren demokratit, Joe Biden.

Ai i ka thënë presidentit aktual, Donald Trump, shefit që i ka shërbyer me pasion për katër vjet, se nuk mund t’u nënshtrohet kërkesave për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, raporton cnn.


Pence zyrtarizoi pikëpamjet në një letër drejtuar ligjvënësve të mërkurën, duke deklaruar se nuk ka “autoritet të njëanshëm për të vendosur rreth garës presidenciale” dhe nuk mund të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

“Është gjykimi im se betimi për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën më detyron të pretendoj autoritet të njëanshëm për të përcaktuar se cilat vota elektorale duhet të numërohen dhe cilat jo”, pohoi ai.

Por Trump, i konsumuar me konspiracione dhe këshilla juridike të paarsyeshme, nuk ka dëgjuar. “Shpresoj se Mike do të bëjë gjënë e duhur”, tha Trump në një tubim para mbështetësve duke shtuar se “Nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne i fitojmë zgjedhjet. Nëse ai nuk e bën, kjo do të jetë një ditë e trishtuar për vendin tonë”.

Trump mban fjalim para mbështetësve: Kurrë nuk do të dorëzohemi
Lexo po ashtu Trump mban fjalim para mbështetësve: Kurrë nuk do të dorëzohemi

Ndryshe, ky është një pozicion torturues për besnikun e Trumpit, i cili ka ambicie politike që, tani për tani, duket se bien ndesh me përgjegjësitë e tij kushtetuese. /Telegrafi/