LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Tetovë hyjnë në fuqi masat urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Edhe në Tetovë hyjnë në fuqi masat urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Qeveria e Maqedonisë informon se prej sot edhe në Tetovë do të hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga ndotja e ajrit, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, me çka është tejkaluar pragu i grimcave të dëmshme.

“Në pajtim me Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinave të tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017) në të cilin përcaktohet pragu i alarmimit të grimcave të suspenduara me një madhësi prej 10 mikrometrave (tejkalimi i vlerës prej 188 g/m 3 gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, i njëjti ishte tejkaluar në pikën matëse të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se sasia e grimcave të dëmshme PM10 sot ka qenë 210 mikrogram për metër kub.

Ndryshe, me masat urgjente parashihet që gratë shtatzëna, personat mbi 60-vjeçare, personat me astmë kronike, personat me infarkt ose goditje në tru (pa marrë parasysh moshën), të lirohen nga puna.

Gjithashtu duhet të organizohet orari i punës për personat që punojnë në qiell të hapur prej orës 11:00 deri 17:00, ndalohet mbajtja e ngjarjeve sportive ose manifestimeve tjera në qiell të hapur, si dhe rritje të aktiviteteve për ndihmë të shpejtë dhe shërbime kujdestare.

Sipas masave urgjente, komunat obligohen që për çdo ditë t’i pastrojnë rrugët dhe hapësirat e këmbësorëve, të rrisin kontrollet inspektoriale në çerdhe, autoshkollat t’i realizojnë trajnimet në periudhën prej orës 09:30 deri 14:30 dhe pas orës 18:00, si dhe dërgimi i mallrave në zonat e ndaluara të bëhet deri në orën 07:30.

Këto masa kanë hyrë në fuqi edhe në qytetin e Strumicës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori