LAJMI I FUNDIT:

Edhe në moshën 58 vjeçare, Elizabeth Hurley mban me krenari epitetin ‘mbretëresha e bikinive’

Edhe në moshën 58 vjeçare, Elizabeth Hurley mban me krenari epitetin ‘mbretëresha e bikinive’
(Foto: Instagram/elizabethhurley1)

Aktorja dhe modelja angleze, Elizabeth Hurley, së fundmi ka festuar ditëlindjen e 58-të në mënyrën e saj – me një fotografi me bikini.

Ajo veshi me krenari një kostum larjeje, ngriti krahët në ajër në një plazh në Maldive dhe u tha ndjekësve të saj të shumtë: “Gëzuar ditëlindjen për mua”.


Ndërkaq, përveç figurës së lakmueshme të aktores angleze, ajo ka publikuar një pjesë të atmosferës së festës në formë imazhesh duke ua dhënë fansave mundësinë të shohin gëzimin e saj.

(Foto: Instagram/elizabethhurley1)

Fotografitë e ‘mbretëreshës së bikinive’ shkaktuan reagime pozitive nga shumë fansa, por edhe lavdërime duke marrë në konsideratë moshën e saj.

Me një pozë në bikini, Elizabeth Hurley tregon se vitet janë vetëm numra
Lexo po ashtu Me një pozë në bikini, Elizabeth Hurley tregon se vitet janë vetëm numra

“Tepër e bukur”; “Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë”; “Dukesh shumë bukur” – janë disa nga komentet e shumta. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/elizabethhurley1)

(Foto: Instagram/elizabethhurley1)

(Foto: Instagram/elizabethhurley1)

(Foto: Instagram/elizabethhurley1)

(Foto: Instagram/elizabethhurley1)