LAJMI I FUNDIT:

Edhe ministri Mustafa i përgjigjet Kurtit pas deklaratës për LDK-në

Edhe ministri Mustafa i përgjigjet Kurtit pas deklaratës për LDK-në

Mbledhja e fundit e Qeverisë në detyrë, ku u prezantua puna 100 ditëshe, përplasi ministrat e LDK-së me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Kjo pasi që ky i fundit në fjalimin e tij iu referua LDK-së si “regjimi i vjetër”.


Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, duke iu referuar kësaj përplasjeje, ka thënë se ministrat e LDK-së, e kanë marrë detyrën nga udhëheqja e partisë për të përballuar situatën me COVID-19, andaj vlerëson se të gjitha punët i kanë kryer me përkushtim të plotë.

Mustafa ka thënë se në këtë kohë nuk kanë bërë politikë, por janë munduar të jenë në nivel të detyrës për të përballuar situatën e pandemisë.

“Ne ministrat e LDK-së e kemi marrë detyrën nga udhëheqja e partisë sonë, që të bëjmë ose të japim maksimumin tonë për menaxhimin e pandemisë dhe të dikastereve për të cilat jemi përcaktuar. Siç kam thënë edhe në mbledhjen e qeverisë, ne nuk kemi bërë politikë, por kemi dhënë maksimumin tonë profesionalë e politikë, gjithnjë me qëllimin përfundimtar që të përkrahim përfituesit, qoftë qytetarët, qoftë bujqit në rastin e Ministrisë së Bujqësisë dhe këtë edhe e kemi bërë”, thotë Mustafa për kp.

Ministrat e LDK pavarësisht mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kanë vazhduar punën në dikasteret përkatëse, duke mos lën vakuum institucional në këtë kohë pandemie.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori