LAJMI I FUNDIT:

Edhe këtë vit, Kosova me pavijon të filmit në Tokio

Edhe këtë vit, Kosova me pavijon të filmit në Tokio

Qendra Kinematografike e Kosovës, në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, kanë mundësuar që Kosova për herë të dytë të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase – TIFFCOM 2018”, aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”.

Ky është tregu i katërt ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezanton industrinë e filmit kosovar në botë.

Aty sivjet marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete tjera. Të pranishëm me pavijon janë edhe shtetet e Amerikës Latine, Rusia, Kazakistani, Libani, Lituania, India, Zvicra.