LAJMI I FUNDIT:

Edhe ju mund të keni këmbë të përsosura (gif)

Edhe ju mund të keni këmbë të përsosura (gif)

Disa femrave gjenetika u ka dhënë këmbë të gjata dhe të holla, dhe ato me pak mund e arrijnë efektin e dëshiruar. Nëse nuk jeni nga ato me fat, nuk do të thotë se jeni të dënuara që gjithmonë të vishni pantallona dhe funde të gjata.

Në rast se mendoni se këmbët tuaja janë shumë të holla, duhet të përqendroheni në ushtrime të fuqishme për zhvillimin e muskujve, ndërsa nëse keni këmbë të forta, atëherë zgjidhni aerobinë.

Cilido lloj i ushtrimeve do të forcojë muskulaturën e këmbëve tuaja dhe do t’u ndihmojë që ta zvogëloni celulitin, i cili është armik edhe i femrave me këmbë të holla dhe bukur të formësuara, transmeton Telegrafi.


Related image

Për dhënien e formës së këmbës më së mirë do të shërbente ndonjë aktivitet aerobik, si vrapimi, vozitja e biçikletës apo notimi. Para zgjedhjes së aktivitetit fizik të cilin duhet ta përsëritni disa herë në javë, kini kujdes që të argëtoheni me të, sepse përndryshe do të hiqni dorë shpejtë.

Related image

Nëse problemi i juaj janë të ashtuquajturat ‘këmbë futbollisti’, çdo aktivitet aerobik është i mirëseardhur, por shmangni peshat, krahas aktivitetit aerobik mund të kombinoni edhe ushtrimet ‘pilates’ për prapanicën dhe kofshët, ‘power’ jogën për tendosje dhe formësim të këmbëve.

Mos e teproni me galiçët, ndërsa nëse i bëni kushtoni kujdes që më shumë të veprojë gluteusi (muskuli prapanicës) sesa kuadricepsët (muskujt e kofshëve).

Image result for GIF squat workout home

Nëse keni këmbë të holla vlen e kundërta. Të gjitha llojet e galiçëve janë të mirëseardhur, ndërsa në YouTube mund të gjeni një numër të madh variacionesh të tyre. Peshat do t’u ndihmojnë që rezultatet të shihen më shpejtë, prandaj galiçët realizoni me ngarkesë.

Në këtë rast, në vend të vrapimit ose biçikletës në pista të gjata, zgjidhni trajnimet e shkurtra eksplozive që të nxisin rritjen e muskujve.

Related image

Përveç ushtrimeve, për këmbë të përsosura nevojitet edhe kujdesi. Depilimi, pilingu, pedikeri – janë të gjitha veprime të cilat nuk duhen injoruar, ndërsa taket e larta dhe pakëz krem për vetënxirje, mund t’u ndihmojnë që në moment të përmirësoni dukjen tuaj në pasqyrë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori