Jonida Maliqi është në përgatitje të videoklipit të saj më të ri, për të cilin kohë pas kohe i mban të informuar fansat e saj.

Ajo poston fotografi nga xhirimet në rrjetet sociale për të dhënë një ide se si do të duket videoja e re.


Kënga me titull “Jam bërë si ti” është duke u vizualizuar dhe do të vijë shumë shpejt përpara publikut.

Bazuar në një fotografi më të re të publikuar nga xhirimet, pritet që Jonida të shfaqet në skena joshëse në klip. /Telegrafi/