LAJMI I FUNDIT:

Edhe Dardanët U16 fitojnë turneun UEFA-s

Edhe Dardanët U16 fitojnë turneun UEFA-s
Foto: ffk.com

Përfaqësuesja e Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve ka triumfuar në turneun “UEFA Development” që u mbajt në Shkup.

Në ndeshjen e fundit, Dardanët U16 shënuan fitore në duel me Taxhikistanin pas penalltive 4:3, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 0:0. Kjo fitore ia mundësoi Kosovës vendin e parë në këtë turne me 6 pikë, duke lënë pas vetës Maqedoninë dhe Taxhikistanin me nga 4 pikë dhe Hondurasin, me 3 pikë.


Në ndeshjen e parë Kosova fitoi në duel me Hondurasin, 2:0, derisa në ndeshjen e dytë pësoi humbje nga Maqedonia e Veriut, pas penalltive 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar 1:1.

Futbollistet e reja të Kosovës fitojnë turneun e UEFA-s
Lexo po ashtu Futbollistet e reja të Kosovës fitojnë turneun e UEFA-s

Përzgjedhësi Arsim Abazi përgëzoi futbollistët për prezantimin dinjitoz në këtë turne, të cilin e fituan me plotë meritë. “Ky ishte një turne shumë i frytshëm për ne, ngase patëm mundësi të shohim potencialin e futbollistëve të cilët do të na shërbejnë për kualifikimet e ardhshme të gjeneratës U17. Ndonëse kjo ishte hera e parë që ky grup i futbollistëve ishte së bashku dhe kishim vetëm pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur për këtë turne dhe luajtëm kryesisht me lojtarë vendorë, ia dolëm që me angazhim maksimal të gjithsecilit të dalim fitues të këtij turneu. I përgëzoj të gjithë futbollistët për paraqitjen dhe pres që të kemi rrugëtim të suksesshëm me këtë gjeneratë”, ka thënë Abazi.

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori