Mesfushori veteran paraguaian, Edgar Barreto dhe djali i tij ishin përgjegjës për momentin më emocionues dhe më të bukur të javës në futbollin evropian.

37-vjeçari ishte shënoi për holandezët e NEC Nijmegen në humbjen 3-2 ndaj Cambuur në Eredivisie, me golin e tij për barazimin e rezultatit, duke bërë histori.

Goli i tij me kokë në pjesën e parë erdhi 14 vjet e 216 ditë pas golit të tij të parë në ligën elitare holandeze – duke kaluar rekordin e Robin van Persie për kohën më të gjatë midis golave ​​në Eredivisie.

Ai u gëzua pa masë dhe u vërsul menjëherë te djali i tij Matu, i cili ishte një “djal i topit” apo i njohur si “Ball Boy”.

Të dy ndanë një përqafim të ngrohtë dhe të lumtur në shiun e rrëmbyeshëm dhe ishte e mrekullueshme të shihej ajo pamje.

Ju thjesht nuk mund ta mposhtni buzëqeshjen shkëlqyese në të dy fytyrat e tyre.

Skenat ishin të ngjashme me atë kur Joao Felix ndau një përqafim prekës me vëllain e tij më të vogël Hugo gjatë kohës së tij në Benfica.

Pjesa tjetër e ekipit të Benficas u bashkuan të gjithë në festim dhe ishte thjesht shikim i shkëlqyer.

Ndërkohë, Barreto u bashkua për herë të parë me NEC në vitin 2004 dhe luajti 97 herë për klubin në periudhën e tij të parë. Ai më pas luajti për Reggina, Atalanta, Palermo dhe Sampdoria përpara se të kthehej te ish-ekipi më 2019. /Telegrafi/