LAJMI I FUNDIT:

E zgjidhim mitin e vjetër! A ekziston lidhja në mes gjatësisë së këmbës dhe organit gjenital

E zgjidhim mitin e vjetër! A ekziston lidhja në mes gjatësisë së këmbës dhe organit gjenital

Ne kemi provuar që t’ju japim përgjigjen këtij mendimi goxha të rrënjosur.

Studimi i cili është bërë në Universitetin Kolegj të Londrës dhe i publikuar në revistën British Journal of Urology International nuk ka zbuluar lidhjen e qartë midis gjatësisë së penisit dhe gjatësisë së këmbës.

Në studimin e cekur kanë marrë pjesë 104 pacientë të moshave të ndryshme nga Klinika e Urologjisë e Londrës ku mjekët kanë matur gjatësinë e penisit në gjendje të qetë, transmeton Telegrafi.

Të gjitha gjatësitë e penisëve janë matur dhe shënuar, si edhe mosha e pacientëve pjesëmarrës dhe numri i këpucës që i kanë bartur.

Rezultatet kanë treguar që gjatësia mesatare e penisit të qetë dhe të zgjatur është 13 centimetra dhe mesatarja më e gjatë 18 centimetra, ndërkaq më e vogla 6 centimetra.

Numri mesatar i këpucës te pjesëmarrësit ka qenë 43 sipas numrave evropianë. Shkencëtarët të cilët ishin pjesë e këtij hulumtimi nuk kanë gjetur korrelacionin midis dy numrave.

“Shumica e njerëzve besojnë që madhësia e penisit mund të përcaktohet duke vështruar pjesët e ndryshme të trupit të mashkullit, midis tyre edhe gjatësinë e këmbës. Aftësia që të përcaktohen gjatësia dhe vëllimi i penisit sipas numrit të këpucës të cilin e bartni nuk është më shumë se një lajthitje e zakonshme”, thuhet në raportin zyrtar të studimit.

Nga ana tjetër, një studim korean ka zbuluar që ekziston lidhja midis gjatësisë së gishtave dhe gjatësisë së penisit.

Në hulumtim meshkujve më të vjetër se 20 vjeç u janë matur gjatësia e gishtit tregues dhe gishtit të unazës dhe gjatësia e organit gjenital.

Rezultatet kanë treguar që dallimi i rëndësishëm në gjatësinë midis këtyre dy gishtave është në favor të gishtit të unazës, kryesisht do të thotë që ai mashkull është më i talentuar se mesatarja. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori