LAJMI I FUNDIT:

E vërteta rreth shenjës në fytyrën e Joaquin Phoenix

Joaquin Phoenix (Foto: Getty Images/Guliver)

Hollywoodi është gjithmonë i hapur kur është fjala për yjet e talentuar, ndërsa Joaquin Phoenix është një prej aktorëve që me vite të tëra e ka shtyrë përpara dhe e ka avancuar profesionin e tij.

Ai debutoi në një serial televiziv që në moshën tetëvjeçare, ndërsa pas afro katër dekadash karrierë, 45-vjeçari vazhdon të bëjë role që nominohen dhe fitojnë çmime të shumta.


Mirëpo, me gjithë praninë e vazhdueshme në publik, Phoenix ka arritur ta ruajë të fshehtë se pse ka një shenjë në buzën e tij të sipërme. Edhe pse vëmendja ka qenë e madhe prej se doli në skenë në vitin 1982, fansat kanë vazhduar të pyeten se çfarë ka ndodhur në fëmijërinë e tij. duke dyshuar në ndonjë aksident apo ushtrim i ndonjë lloj dhune.

(Fotomontazh: Screenshot/Hermoments)

Pos fansave, edhe kolegët e tij, kanë dhënë teori të ndryshme për origjinën e shenjës në fytyrën e aktorit. Ndërsa tashmë thashethemeve u ka ardhur fundi.

Shenja është pasojë e një çarjeje mikroforme, forma më e lehtë e labioschisis (çarjes së buzës) – një defekt i lindur që ndodh kur pjesa e sipërme e buzës nuk formohet në tërësi gjatë kohës sa fetusi ndodhet në mitër.


Nëse çarja nuk e përfshin strukturën e qiellzën së gojës, atëherë i referohet vetëm si buzë e çarë (labioschisis). Çarja formohet në buzën e sipërme ose si një boshllëk i vogël ose si një e prerë në buzë (çarje e pjesërishme ose jokomplete) ose vazhdon në hundë (çarje komplete). Labioschisis mund të jetë e njëanshme (unilaterale) ose e dyanshme (bilaterale).

Forma e lehtë e labioschisis quhet çarje mikroforme që mund të jetë sa një dhëmb i vogël ose mund të duket si një shenjë deri në hundë. Nganjëherë është i përfshirë edhe indi muskulor nën shenjë dhe në këto raste nevojitet korrigjim kirurgjik.


Në një deklarim lidhur me këtë, Phoenix e ka quajtur një ‘vepër të Zotit’: “Derisa ishte shtatzënë me mua, nëna ime një ditë e ka ndier një dhimbje të mbrehtë, ndërsa unë linda me një shenjë në buzën time.

Në ditëlindjen e 45-të të Joaquin Phoenix, jua sjellim disa prej thënieve më të mira filmike të tij
Lexo po ashtu Në ditëlindjen e 45-të të Joaquin Phoenix, jua sjellim disa prej thënieve më të mira filmike të tij

Fatmirësisht, kjo shenjë nuk e ka ndaluar aktorin që ta kërkojë dhe ta gjejë suksesin në industrinë filmike. /Telegrafi/

Joaquin Phoenix fitoi çmimin Oscar për rolin e tij në filmin “Joker” (Foto: Rachel Luna/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori