LAJMI I FUNDIT:

E vërteta për pijet e ‘bukurisë’

E vërteta për pijet e ‘bukurisë’

A është e vërtetë që disa pije sjellin dobi për bukuri – apo është thjeshtë një mendim i dëshiruar?

“Pijet e bukurisë” kanë pushtuar tregun kohëve të fundit, duke premtuar që mund ta transformojnë pijen në një produkt të fuqishëm kundër plakjes dhe perfeksionim të lëkurës.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com


Çka janë pijet e bukurisë?
“ Sikurse që bukuria është në sytë e vështruesit, ashtu është edhe pija e bukurisë në perspektivën e konsumatorit.” Pijet me dobi të bukurisë zakonisht përmbajnë vitamina, aminoacide, apo bimë që kanë veti antioksiduese. Një person normalisht duhet t’i marr ato nga ushqimi, por pirja e tyre është një mënyrë e arsyeshme për ta shtuar përmbajtjen e substancave aktive në trup.

Si veprojnë ato?
Ka ushqime që mund ta përmirësojnë shëndetin e lëkurës, por juria është ajo që vendos se sa efektive është pija e bukurisë në shkëlqimin e lëkurës suaj.
Në rast se i shtojmë të gjitha sasitë adekuate të substancave aktive në pije, ato bëhen të pashijshme. Poashtu, për ta bërë atë të pijshme, duhet t’i shtojmë shtesa, emulsione, sheqerna – gjërat që nuk janë ideale për tretje.

Prodhuesit e këtyre pijeve thonë që zakonisht ngrënia e mirë nuk mjafton. Edhe personat që kanë dietë të shëndetshme mund të kenë probleme më lëkurë, flokë dhe thonj. Pra, absorbimi mund të jetë problematik dhe lëngjet shpesh janë më të depërtueshme.

Dieta juaj ndikon në lëkurë
Ushqimi i mirë në përgjithësi bën mirë për lëkurë. Sikurse të përtypurit me mijëra herë që nuk e largon masën dhjamore nga barku juaj, ashtu edhe shtimi i tepërt i vitaminave në ujë nuk jep rezultat të tepërt. Nëse e shtypni ndërpresin elektrik me shumë forcë, rryma nuk do të vie më shpejt ose më e fortë. Ashtu ndodh edhe me pijet ushqyese për përmirësim të lëkurës; nëse pini shumë, nuk do të thotë që ato do të përfundojnë aty ku dëshironi. Pijet për bukuri nuk duhet përdorur në vend të ujit, por bashkërisht me ujë.

Si ta shuani etjen e lëkurës?
Të qenurit të hidruar është çelësi për shëndetin në përgjithësi, duke përfshirë lëkurën tuaj.
Pini ujë mjaftueshëm për mos të qenë të ënjtur. Mund të hidratoni lëkurën dhe mund të merrni substanca aktive duke ngrënë pemë dhe perime.
Nëse jeni në kërkim të ndonjë pijes së bukurisë të thjeshtë, konsideroni çajin. Sipas dy studimeve, njerëzit që kanë pirë së paku 2 gota të çajit të gjelbër apo çajit të zi, kanë pasur 20% deri 30% më pak raste të kancerit të lëkurës. Çajrat përmbajnë polifenole, kemikale të bimëve që luftojnë dëmtimet nga dielli – shkaktari nr. 1 i plakjes. Ato poashtu reduktojnë pezmatimet e lëkurës.

Përmbajtja e këtyre pijeve ka rëndësi për lëkurën, por çka ka më shumë rëndësi është efekti që mund të kenë në lëkurë.
Produktet që i përdorni në lëkurë kanë gjasa për përmirësim të lëkurës në përqindje më të lartë. Në rast të aplikimit të drejtpërdrejt të produkteve si vitamina C, vitamina A, dhe peptidet tregojnë rezultat më të mirë dhe më të shpejt. Pra përdorimi i produkteve në mënyrë topikale (në lëkurë) ka rezultat më të lartë. /Telegrafi/