LAJMI I FUNDIT:

E rrezikshme për mendjen e mashkullit: Qe çfarë i bën shikimi i gjoksit të zhvilluar

E rrezikshme për mendjen e mashkullit: Qe çfarë i bën shikimi i gjoksit të zhvilluar
(Foto: Fotolia)

Ekzistojnë disa fakte më pak të njohura në lidhje me gjinjtë: Mbase nuk e keni ditur që specia njerëzore është e vetmja në botë së cilës gjinjtë gjinisë femërore i janë rritur përgjithmonë, jo vetëm gjatë ushqyerjes bebes me gji.

Shumica e meshkujve thonë se te femrat më së shumti tërheqin gjinjtë, por, për fat të mirë, nuk ka rregulla në lidhje me atë që kërkohet: Janë joshëse edhe të vogla, të mëdha, të forta, të zhdërvjellëta, ato që ‘shikojnë lart’, si dhe shumë, gjinj që nuk përshtaten në dorë. Këto duket se janë më të rrezikshmet, sepse një studim tregon se dukja e gjinjve të femrave të harlisura tek meshkujt shkakton – rënie të aftësive njohëse.


Shikoni videon: Gjithçka që nuk keni ditur për gjinjtë në 100 sekonda

Ky është, ndoshta, vetëm një nga faktet që nuk i dinit për gjinjtë, për të cilat ka disa hulumtime. Epo, këtu janë disa fakte më pak të njohura rreth gjinjve të femrave:

Njerëzit janë specia e vetme në të cilën gjinjtë e femrave janë zgjeruar përgjithmonë, në speciet e tjera ato fryhen vetëm gjatë ushqyerjes me gji.

– Nuk dihet pse meshkujt hetero i duan kaq shumë gjinjtë e femrave. Supozohet se kjo është për shkak se gjinjtë mund të jenë një simbol i pjellorisë.

– Disa studime tregojnë se gjinjtë kanë të bëjnë me një lidhje më të fortë ndërmjet partnerëve.

– Gjinjtë kanë një efekt të dëmshëm në trurin mashkullor: Meshkujt të cilët së pari shikuan fotografi të femrave me gjinj të mëdhenj treguan rezultate më të dobëta në një test kognitiv (të aftësive njohëse).

– Numri mesatar i sutjenave të blera nga femrat në SHBA sot është 34DD, që i përgjigjet masës evropiane 75E, ndërsa 20 vjet më parë masa mesatare ishte 34B, që korrespondon me 75B evropiane.

– Asnjë femër nuk ka gjinj me të njëjtën madhësi, zakonisht gjiri i majtë është më i madh.

– Qumështi i nënës përmban substanca qetësuese, kjo është arsyeja pse ata e vënë në gjumë foshnjën e ushqyer me gji.

– Rritja e gjinjve i gjirit është një nga operacionet më të zakonshme të kryera në Shtetet e Bashkuara, por është interesante që studimet tregojnë se meshkujt e qëndrueshëm financiarisht i preferojnë – gjinjtë më të vegjël.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori