LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të aktgjykimit, reagon gruaja e Drilon Gashit: Montim i qëllimshëm dhe për hakmarrje

Pas publikimit të aktgjykimit, reagon gruaja e Drilon Gashit: Montim i qëllimshëm dhe për hakmarrje

Teuta Mahmutaj-Gashi, gruaja e këshilltarit të Glauk Konjufcës, Drilon Gashi, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Pejës. Sipas këtij aktgjykimim, pas një mosmarrëveshjeje për çështje familjare, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij duke e goditur me grusht dhe me dru, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

E lidhur me këtë rast Mahmutaj-Gashi ka thënë se bashkëshorti i saj është dënuar me vërejtje gjyqësore “pas një zënke që kishim në familje”.


“Që nga ajo kohë, ne si familje kemi punuar shumë që të kemi një jetë të lumtur dhe të rindërtojmë marrëdhënien tonë. Lajmi i aktgjykimit të tij u ba viral dhe u shfrytëzua nga kundërshtarët e tij, për të na goditur ne dhe imazhin tonë. Media e keqpërdori këtë situate për interesat e tyre të veçanta dhe për të marrë klikime”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Ish-imami Drilon Gashi rrahu gruan pas një konflikti familjar - gjykata i shqiptoi "Vërejtje Gjyqësore”
Lexo po ashtu Ish-imami Drilon Gashi rrahu gruan pas një konflikti familjar - gjykata i shqiptoi "Vërejtje Gjyqësore”

“Burri im Driloni, aktualisht është i përfshirë në dy padi gjyqësore që për momentin po i shqyrtohen në Gjykatën e Pejës, njëra kundër përjashtimit të tij nga BIK-u dhe tjetra me Enes Gogën. Personi që e kishte marrë atë vendim nga gjykata dhe që e kishte publikuar i pari dhe përsëritur më pas disa here në portalin e tij “Peja në Fokus” është Valdrin Daci, çuditërisht një gazetar po ashtu nga Peja, i cili mendon se është një besimtar i devotshëm”.

Prandaj sipas saj, ky “skenar i dyshimtë” nuk është bërë për mbrojtjen e interesit publik, as për të drejtat e grave e as për raportimet e dhunës në familje, por “konsideroj që e gjithë kjo bujë është një montim i qëllimshëm dhe një çështje personale për hakmarrje. Unë personalisht personin në fjalë dhe gazetat që e morën këtë lajm prej tij, do t’i padis në gjyq për cenim të privatësisë dhe dëmtim serioz të integritetit personal”.

“Atëherë, para 5 viteve, gjatë procesit gjyqësor, burri im pranoi disa fakte që në të vërtetë nuk ndodhën kurrë, por ai e bëri këtë për të përfunduar sa më shpejt situata dhe për të rikuperuar marrëdhënien tonë. Ne në atë kohë nuk kishim as avokat me vete dhe fjalët që janë shkruar në procesverbal as që na kanë interesuar më vonë”.

“Ne nuk kemi qenë të interesuar për publikimin e kësaj historie dhe kjo na ka dëmtuar shumë neve si familje, fëmijët tanë, prindërit tanë dhe mua personalisht si individ. Trajtimi mediatik i kësaj situate private dhe personale ka qenë shumë i dhimbshëm për ne”, ka shtuar mes tjerash Mahmutaj-Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori