LAJMI I FUNDIT:

E quajti Kosovën “lider në Ballkan”, mediat serbe e quajnë skandaloze deklaratën e ministrit shqiptar në Mal të Zi

E quajti Kosovën “lider në Ballkan”, mediat serbe e quajnë skandaloze deklaratën e ministrit shqiptar në Mal të Zi

Mehmed Zenka, ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, deklaroi në Ulqin se Evropa në superlative po flet për Malin e Zi, por sipas tij, “Kosova, është një lider në Ballkan në respektimin e të drejtave të pakicave”.

“Nëse duam të shkojmë në Evropë, atëherë duhet të dëgjojmë se çfarë mendon Europa për ne dhe kjo është se ne jemi shumë më përpara të gjitha vendeve të Ballkanit, sipas të gjitha kritereve. Por ka një të vërtetë, kemi një shtet të Kosovës, ku pakicat kanë më shumë të drejta sesa në Mal të Zi”, citohet të ketë thënë Zenka, nga mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Kështu, një deklaratë të tillë, një media serbe e kanë quajtur skandaloze.

Megjithatë, sipas mediave serbe, Zenka, gjatë hapjes së një shkolle të studimeve politike në atë qytet bregdetar, nuk është ndalur me kaq.

“Kosova ka një minus të vetëm dhe bëhet fjalë për faktin se malazezët nuk kanë një kategori kushtetuese”, ka thënë tutje Zenka.

Dhe sipas vlerësimit të tij, thuhet tutje, “ky nuk është faji i politikanëve kosovarë, por i politikës serbomadhe”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Kalo në kategori