Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se dita e premte, 24 prill 2026, është shpallur Ditë zie shtetërore në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.

Sipas saj, ky vendim vjen si shprehje e respektit institucional për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare.


“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se shteti i Kosovës shpreh mirënjohje për figurën e Qosjes dhe ndikimin e tij në fushën e dijes dhe kulturës.

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/