LAJMI I FUNDIT:

‘E Premtja e Zezë’ thyen rekordin e blerjeve online

‘E Premtja e Zezë’ thyen rekordin e blerjeve online

“E Premtja e Zezë” ishte një ditë e rekordeve për blerjet online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë botën.

Sipas Salesforce, në mbarë botën 20 miliardë dollarë janë shpenzuar gjatë kësaj dite në 30 vende, ku u vu re një rritje e ndjeshme e blerjeve nga telefonat e mençur dhe kjo shifër është 65 për qind apo një rritje masive me 35 për qind, për qind.


Salesforce thotë se brendet më të përfolura janë PlayStation, Nintendo, Apple, Xbox dhe Google.

Ndërsa, distributorët më të vizituar gjatë kësaj dite janë Amazon, Walmart, Target, Gamestop dhe Best Buy.

Kompania Salesforce parashikon se blerjet online do të rriten me 15 për qind gjatë sezonit të pushimeve. Si rezultat pritet që deri në fund të vitit të arrihet 768 miliardë dollarë blerje online për 2019. /Telegrafi/