LAJMI I FUNDIT:

E përqafon me gëzim bojlerin, duke menduar se është robot (Video)

E përqafon me gëzim bojlerin, duke menduar se është robot (Video)

Vogëlushja e njohur vetëm si Rayna nga Shtetet e Bashkuara, është filmuar teksa e përshëndet dhe e përqafon plot gëzim një bojler, duke menduar se është robot.

Veprimi saj i këndshëm, ndaj pajisjes metalike për ngrohjen e ujit, ka bërë që të shihet më se 500 mijë herë, brenda vetëm pak ditëve, transmeton Telegrafi.


Madje, është shpërndarë shpesh, duke bërë xhiro në rrjetet sociale.

“Të dua robot”, dëgjohet duke thënë Rayna në gjuhën e saj prej fëmije, para se të përfundojë videoja.

Për këtë janë lënë shumë komente, duke e konsideruar atë si një krijuese apo inxhiniere të ardhshme.

“Ka veti që e dallojnë nga të tjerët dhe gjërat e zakonshme dëshiron t’i modernizojë, për t’i bërë si robot” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/