LAJMI I FUNDIT:

E përplasën për tokë dhe e grushtuan derisa e arrestonin, pezullohen nga puna gjashtë policë në Karolinën e Veriut

E përplasën për tokë dhe e grushtuan derisa e arrestonin, pezullohen nga puna gjashtë policë në Karolinën e Veriut

Kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë në Karolinën e Veriut, shfaq momentin kur policët përplasin për tokë një grua me ngjyrë, mbi të cilën mbajnë gjunjët dhe vazhdimisht e godasin me grushta në këmbë pasi që rezistonte të arrestohej.

E kjo ka zemëruar opinionin dhe shumë kalimtarë rasti që u ndalën për ta filmuar ngjarjen e 13 nëntorit, transmeton Telegrafi.


Policët e Charlotte-Mecklenburg, rrethuan punonjësit e Bojangles, Christina Pierre dhe Anthony Nathaniel Lee derisa po qëndronin të ulur në park dhe po tymosnin marihuanë.

Policët menjëherë kapën për kraharorir Pierre dhe Lee, duke i përplasur për tokë.

Pamjet e kamerave të kalimtarëve të rastit por edhe ato të policisë, janë publikuar dje, ku shihen policët duke i mbajtur gjurin në shpinë dhe disa e grushtonin.

Opinioni u tmerrua me pamjet, kurse komuniteti besojnë se policia ka përdorur forcë të tepruar – pra disproporcionale me atë që ju lejon ligji.

E derisa të përfundojnë hetimet, gjashtë nga shtatë policët janë pezulluar, kurse të gjitha akuzat e ngritura kundër të dyshuarve janë hedhur poshtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori