LAJMI I FUNDIT:

E pasigurtë pjesëmarrja e VV-së dhe LDK-së në seancën e sotme për Buxhetin

E pasigurtë pjesëmarrja e VV-së dhe LDK-së në seancën e sotme për Buxhetin

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke i shqyrtuar mundësitë e pjesëmarrjes në seancën e sotme e thirrur për në orën 15:00, në të cilën pritet të votohet përsëri për Projektligjin e buxhetit për vitin 2018 në lexim të parë. Kjo për shkak se në seancën e së mërkurës projektligji për buxhet mori vetëm 58 vota.

Dy partitë opozitare për dy ditë radhazi ku ishte diskutuar për buxhetin kishin hedhur një mori akuzash ndaj pozitës, duke thënë se  ky projektligj përpos që nuk sjellë rritje ekonomike është edhe i degraduar.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ish ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se qëndrimi i LDK-së, për projektbuxhetin e vitit 2018 nuk ka ndryshuar asgjë përpos asaj që është thënë në seancën e kaluar.

Sipas tij, seanca e së dielës është caktuar në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Seanca për votimin e buxhetit është caktuar në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Jemi duke e shqyrtuar mundësinë se a do të marrim pjesë në seancën e së dielës apo jo. Qëndrimi jonë për buxhet është paraqitur në seancën kur edhe u diskutua buxheti”, ka thënë ai.

Të njëjtën gjë e thonë edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputeti i këtij subjekti, njëherësh anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Ali Lajçi ka deklaruar se ende nuk kanë vendosur se a do të jenë pjesëmarrës në seancën e së dielës.

Sipas tij buxheti  nuk ka ndryshuar aspak nga ai i qeverive të kaluara.

“Ne ende nuk kemi vendosur se a do të shkojmë në seancë. Buxhetin nuk e kemi obligim me votu për shkak se nuk jep rritje ekonomike, madje buxheti shkon në mënyrë paushalle siç ka qenë edhe praktikë e qeverive të tjera , pra është i njëjti model . Nëse pozita i ka votat le t’i bëjnë edhe le ta votojnë, normal nëse i kanë votat. Qëndrimi ynë është i njëjti”, ka thënë ai.

Avdullah Hoti në seancën kur edhe nuk u votua në lexim të parë buxheti për vitin 2018 ka thënë se ky i fundit është për keqardhje dhe e kthen situatën para vitit 2015. Kurse nga Lëvizja Vetëvendosje këtë buxhet e kanë konsideruar si buxhet të asfaltit./arbresh.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori