LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme: Foxconn zëvendëson 60 mijë punëtorë me robotë!

E pabesueshme: Foxconn zëvendëson 60 mijë punëtorë me robotë!

Foxconn është njëra ndër kompanitë më të mëdha në prodhimin e pajisjeve elektronike, duke përfshirë edhe ato nga Apple dhe Samsung.


Kompania së fundmi ka bërë një investim që rrit prodhueshmërinë automatike duke zëvendësuar kështu 60,000 punëtorë me robotë.

Për shkak se profitet janë më të larta me më pak punëtor në fabrikë, punëtorët e kompanisë janë zvogëluar në numër nga 110,000 në 50,000 punëtorë.

Ky ndryshim bën që shpenzimet në paga të punëtorëve të bien drastikisht.

Ndërkohë, në një deklaratë për media Foxconn ka mohuar faktin se robotët do të zvogëlojnë punën njerëzore duke thënë se kompania është duke punuar në drejtim të shtimit të intensitetit automatik në prodhim.