0Shares

Një ruse duke menduar se ka shtypur pedalin e gazit duke menduar se ishte i frenit, ku si pasojë i ka goditur tre nxënës në qytetin rus Bronici, të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar vdekjes.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se shoferja derisa po dilte nga vetura është dëgjuar duke bërtitur “djelmosha më falni”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kur e pa dëmin që e kishte shkaktuar filloi të bërtas me zë, duke e ditur se shuma të majme të para do të duhet t’i japë.

“Oh jo, vetura ime është shkatërruar”, ka shtuar shoferja e cila në vend se të vajtonte djemtë që i goditi, kishte kohë të mendonte për dëmet materiale.

Mediat ruse raportojnë se të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ka mbetur në spital për shkak të lëndimit të trurit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)