Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur nga pakujdesia ka shkrepur armën ku ka plagosur viktimën femër në Vushtrri.

Sipas raportit policor viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se e dyshuara femër K/Shqiptar (e mitur) nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit me ç’rast ka plagosur viktimën femër K/Shqiptare me të cilën gjendeshin së bashku në dhomë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës.
Viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim./Telegrafi/