LAJMI I FUNDIT:

​E mbijetuara e masakrës së Krushës së Madhe: Serbia të gjunjëzohet dhe ta pranojë Kosovën

​E mbijetuara e masakrës së Krushës së Madhe: Serbia të gjunjëzohet dhe ta pranojë Kosovën

Në çdo përvjetor të masakrës së Krushës së Madhe, në fshatin Celinë të Rahovecit, Luljeta Rexhepi, shkon të vizitojë varrin e burrit dhe të familjes së saj, të cilët janë të rënë të luftës dhe viktimë të terrorit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot, në 25 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, Luljeta me lot në sy, ka thënë për KosovaPress se ka humbur më të dhimbshmit e saj, por ndjehet krenare për këtë vend sepse me gjak u fitua liria. Ajo lutet që të kjo liri e sotshme të jetë liri e përjetshme dhe mos të ndodhë asgjë siç po flitet, duke iu referuar mundësisë për luftë.


“Nuk kanë bërë vetëm vrasje serbët, por kanë bërë gjenocidin më të rëndë të mundshëm që ekziston diku një gjenocid. Mua më kanë vra burrin, vjehrrin, të gjithë axhallarët. Shumë jemi me mbiemër Rexhepi. Unë sot ju bëj apel të gjitha nënave të Celinës, të bëhen më të forta se kurrë. Kemi dhënë më të dhimbshmit tanë, por jemi krenarë për vendin tonë, se me gjak e fituam lirinë. Ishalla, dëshiron Zoti të jetë liri e përjetshme, jo me prit edhe diçka tjetër tash e tutje, sikur çka po flitet”, ka thënë Rexhepi.

E acaruar, duke folur për gjenocidin dhe krimet e Serbisë, ajo u drejtohet serbëve që të gjunjëzohen dhe të pranojnë Kosovën si shtet dhe krimet e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo gjithashtu lutet që burrat e Kosovës, të cilët janë në Gjykatën Speciale në Hagë, të lirohen sepse janë të pafajshëm, kjo pasi gjenocidi është shkaktuar nga serbët.

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit
Lexo po ashtu 25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

“Shkau le të mendon mirë, le t’i shikon të gjitha ditët e vitit, le t’i sheh përvjetorët në të gjithë Kosovën, që përkujtohet përvjetori në çdo vend e vit, e mos të thotë nuk kemi bë ne gjenocid, nuk kemi bë vrasje, po ka bërë tmerr, tmerrin që nuk e bë askush në botë, Serbia e ka bërë në Kosovë. Po le të bie në gjunjë, edhe të pranojë Kosovën si shtet, dhe ishalla sa më shpejt, meshkujt tanë, i kemi burrat e Kosovës në Hagë, sa më shpejtë le të dalin, sepse i kanë mbyllur të pafajshëm, i kanë mbyll për gjenocidin që e ka bërë shkau “, ka shtuar ajo.

Për të mos harruar, 25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë, dhe ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori