LAJMI I FUNDIT:

E Majta: Paratë për zbukurimet e vitit të ri jepni për rastet sociale

E Majta: Paratë për zbukurimet e vitit të ri jepni për rastet sociale

Partia Levica apo e Majta ka hapur një peticion online për të kërkuar nga zyrtarët që paratë për zbukurimet e vitit të ri t’i japin për qytetarët me raste sociale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Për neve është e papranueshme që 460.000 qytetarë të jenë raste sociale ndërsa 180.000 qytetarë të mos kenë buk për të ngrënë në Maqedoni ndërsa komunat dhe institucionet të harxhojnë shuma marramendëse për zbukurimin e qyteteve.” thonë nga e Majta.


Përndryshe, vetëm në qytetin e Shkupit do të organizohen dy aktivitete për fundvit./Telegrafi/