LAJMI I FUNDIT:

E Majta: Deputetët të dhurojnë rrogën e tyre të parë për bëmirësi

E Majta: Deputetët të dhurojnë rrogën e tyre të parë për bëmirësi

Partia ”E Majta” e mbështet fuqishëm nismën që të gjithë 120 deputetët e kuvendit ta dhurojnë rrogën e tyre të parë për zgjidhje të problemeve kongrete në shoqërinë tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, dhënia e rrogës së parë si donacion për raste ku është mëse e nevojshme ndihma, nxitë solidaritetin dhe ndërgjegjësimin qytetarë.


E Majta inkurajon qytetarët që në mënyrë aktive të përfshihen dhe të tregojnë probleme konkrete që i konsiderojnë si më prioritare dhe në bazë të informacioneve, deputetët në mënyrë personale ose grupore ta dhurojnë rrogën e tyre.

E Majta kërkon nga qytetarët të paraqesin raste sociale të rënda, fëmijë që kanë nevojë për mbështetje për shërim dhe të ngjashme./Telegrafi/