LAJMI I FUNDIT:

E lodhur nga fakti që partneri i saj tërë ditën mbante në dorë telefonin e nuk i kushtonte vëmendje asaj, i hakmerret në mënyrë interesante (Video)

E lodhur nga fakti që partneri i saj tërë ditën mbante në dorë telefonin e nuk i kushtonte vëmendje asaj, i hakmerret në mënyrë interesante (Video)

Pas publikimi të video ku një djalë “dënon” të dashurën e tij, pasi shumicën e kohës e kalon duke shikuar telefonin mobil, dhe që pak kohë ka marrë mbi 90 milionë klikime, është shfaqur një video tjetër virale në Facebook.

Por, kësaj radhe janë ndërruar rolet, pasi tani dënohet mashkulli i cili nga frika e zhurmës së një borie të cilës i bie e dashura e tij e hedh telefonin në tokë, transmeton Telegrafi.


Jane ka filmuar çdo detaj të hakmarrjes, sa që partneri i saj nuk po mendon më që ta prekë me dorë telefonin. Në disa situata, idetë ishin shumë kreative, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ku ky i ri shihet me telefon në dorë edhe kur shkon në tualet.

Por, kur ajo i shfaqet para shpinës dhe i bie borisë, ai nga frika e lëshon nga dora dhe i bie në guaskë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte një fat i tillë e përcolli edhe në disa raste. /Telegrafi/