LAJMI I FUNDIT:

E lidhur me trafikantë, ish drejtoresha e hipotekës Durrës në “arrest shtëpie”

E lidhur me trafikantë, ish drejtoresha e hipotekës Durrës në “arrest shtëpie”

Në Shqipëri, ish drejtoresha e hipotekës së Durrësit, Rajmonda Dashi u vendos në “arrest shtëpie”.

Ndërsa biznesmeni Ardian Malasi u arrestua, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi rezultojnë të jenë bashkëpunëtorë me dy vëllezërit shqiptarë Besjan dhe Leonard Rama të dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë për trafikim të lëndëve narkotike.


Ishin aktet e dërguara nga Belgjika të cilat nxitën hetimet në Shqipëri, nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe policisë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të dy vëllezërit, të cilët janë shpallur në kërkim, të ndihmuar nga Dashi dhe Malasi, “kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme, me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri”.

Prokuroria e posaçme shpjegon se veprimet e tyre kishin për qëllim “transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, fshehjen ose mbulimin e pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, apo dhe fitimin e pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Një rol të rëndësishëm duket të ketë patur Dashi, për shkak dhe të funksioneve në zyrat e rregjistrimit të pasurive.

Nën sekuestro janë vënë pasuri të shumta që i përkisnin këtij grupi, mes të cilave 12 apartamente në qytetin e Fierit, 4 apartamente dhe 3 garazhe në qytetin e Tiranës, si dhe 27 llogari bankare, dy automjete dhe një shoqëri tregëtare.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se hetimet po vijojnë për të zbuluar dhe pasuri apo dhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori