LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Ronaldo vendos për klubin e ri për një kontratë të pabesueshme

E kryer, Ronaldo vendos për klubin e ri për një kontratë të pabesueshme

Cristiano Ronaldo ka marrë vendimin për të ardhmen e tij pas largimit nga Manchester United.

Në fakt ylli portugez ka shkëputur me marrëveshje kontratën me Djajtë e Kuq dy javë më herët dhe aktualisht është pjesë e Kupës së Botës me Portugalinë.

Por Ronaldo ka marrë vendim për të ardhmen e tij dhe ka zgjedhur klubin e ri, klub që nuk është fare në Evropë.


Gazeta e madhe spanjolle ‘Marca’ ka zbuluar se gjithçka është mbyllur dhe se Ronaldo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin arab Al-Nassr ku do t’i bashkohet nga 1 janari.

Nga kontrata me Al-Nasr Ronaldo nuk do të përfitojë vetë pagën, por edhe të ardhura të tjera majme nga kontrata sponsorizuese, që do ta bëjmë sportistin më të paguar në botë.

Shuma totale që Ronaldo për një sezon te Al-Nasr do të shkojë afër 200 milionë euro nga kontrata me klubin dhe kontrata të tjera sponzorizuese.

Deri më tani futbollisti më i paguar është Lionel Messi me 75 milionë euro në sezon i ndjekur nga Neymar me 70 sosh.

Por me lëvizjen e re, Ronaldo do të jetë bindshëm futbollisti më i paguar në botë dhe më i paguari në histori të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori