LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar: Nokia gati të hyjë në treg me telefona dhe tablet në Android

E konfirmuar: Nokia gati të hyjë në treg me telefona dhe tablet në Android

Në një konferencë të mbajtur së fundmi, Nokia ka konfirmuar planet e saj të rikthimit në biznesin e telefonave në vitin 2017.

Edhepse spekulimet e ndryshme e kanë bërë të qartë deri tani kthimin e kompanisë në biznes, ky është njoftimi i parë zyrtar i kompanisë për planet e vitit të ardhshëm.


Telefonat e ri të Nokia pritet të zbulohen në Mobile Congress që do të mbahet në Barcelonë në fillim 2017.

Sipas thashethemeve, linja e re do të përbëhet nga dy telefona kryesor që do të punojnë me Android Nougat dhe telefonat mesatar që kanë emrin kodik “D1C”.

Përveç telefonave të ri në Android, Nokia thuhet se do të sjell edhe një tablet Android i cili mund të jetë pasues i tabletit N1.

Të gjithë telefonat dhe tabletët e ri do të dizajnohen, reklamohen dhe shiten nga HMD Global, kompania finlandeze që është themeluar nga disa punonjës të Nokia. Prodhimi do të bëhet nga Foxconn, kompania e njejtë që ka sjellur tabletin N1 të Nokia.