Një motoçikletë e Honda që 40 vite më parë u prodhua por që as edhe një milje nuk e përshkoi, ka dalë në ankand pasi një baba nuk e kishte lejuar të birin e tij adoleshent ta ngasë – duke a mbyllur në garazh për dekada.

Honda CB100N i prodhuar në vitin 1981, ishte blerë i ri, por pronari nuk arriti ta ngasë kurrë kjo pasi që babai ia kishte ndalur për faktin se ishte blerë pa lejen e tij, transmeton Telegrafi.

Kështu përfundoi në garazh ku qëndroi për 40 vite mbyllur pa e përshkuar as edhe një milje. Por kur ndërroi jetë babai i pronarit të paemëruar, i cili tani është në të 50-at, kishte një mision – ta pastrojë shtëpinë e tij në Bridgewater të Anglisë, përshirë këtu shitjen e motoçikletës.

Reklama
Reklama

Ai u pajtuar që t’ia shes fqinjit të tij Graham Tozer, i cili më pas e nxori në shitje nga një shtëpi e ankandeve. Motoçikleta ka akoma certifikatën e taksave – kuptohet që i ka skaduar afati më 31 korrik të vitit 1982.

Në instrument tabelën e tij shihet qartë që nuk e ka të përshkuar as edhe një milje. E motoçikletë po shitet për 2.000 funte dhe për të janë shprehur të interesuar shumë blerës potencial. /Telegrafi/