LAJMI I FUNDIT:

E kanosi e më pas i vodhi 60 euro një taksisti në Prishtinë, rasti po hetohet

E kanosi e më pas i vodhi 60 euro një taksisti në Prishtinë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:20 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti po hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 euro para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/