LAJMI I FUNDIT:

E goditi me thikë kuzhine pesë herë vëllain e tij – ngritët aktakuzë ndaj të pandehurit nga veriu i Mitrovicës

E goditi me thikë kuzhine pesë herë vëllain e tij – ngritët aktakuzë ndaj të pandehurit nga veriu i Mitrovicës
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në MitrovicëDepartamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit E.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë“ dhe “Mbajtja në pronësi, në kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka njoftuar se me datë 05 nëntor 2023 në banesën e tij në Mitrovicë – veri, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta viktimën – vëllaun e tij E.J në atë mënyrë që pas një fjalosje të çastit, e sulmon viktimën me thikë të kuzhinës, me gjatësi tehu 12 cm, dhe e godet pesë (5) herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë prerëse e shpuese, dhe si pasojë e lëndimeve të marra viktima vdes në spitalin e Mitrovicës.


“Po ashtu, i pandehuri, në shtëpinë e tij në Mitrovicë – veri, pa autorizim ka poseduar pistoletën e markës Kolt (ROHM RG 69) , 9 mm, prodhim gjerman. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin t`a shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori