LAJMI I FUNDIT:

E gjithë bota po i duartroket, katër marinsat që qëndruan plotë 18 ditë në shpellë – dhe në fund i shpëtuan djemtë dhe trajnerin e tyre (Foto/Video)

E gjithë bota po i duartroket, katër marinsat që qëndruan plotë 18 ditë në shpellë – dhe në fund i shpëtuan djemtë dhe trajnerin e tyre (Foto/Video)

Pas 18 ditëve që i kishin kaluar të ngujuar në shpellë, marina tajlandeze me pjesëtarët profesionistë, zhytësit dhe ekipet vullnetare të shpëtimit nga vendet e ndryshme të botës, kanë arritur t’i shpëtojnë 12 djemtë dhe trajnerin e tyre të futbollit.

Pas aksionit për shpëtimin e tyre që e ka përcjell e gjithë bota, një fotografi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në të shihen katër pjesëtarët e marinës tajlandeze që kanë qëndruar në shpellë derisa të gjithë djemtë dhe trajneri i tyre u shpëtuan, transmeton Telegrafi.


Fotografia është shkrepur disa momente para se të braktisin shpellën, pasi u siguruan që të gjithë djemtë e ngujuar në të kanë shpëtuar dhe janë nisur për spital për tretman. Ata kishin mbetur të ngujuar për plotë 18 ditë në shpellë në pjesën veriore të Tajlandës, kurse aksioni për shpëtimin e tyre ka zgjatur tri ditë, ku djemtë janë nxjerr një nga një. Megjithatë këta zhytës kishin qëndruar tërë kohën me djemtë.

Televizioni tajlandez publikon pamjet kur zhytësit shpëtojnë katër djemtë e fundit të ngujuar në shpellë (Video)
Lexo po ashtu Televizioni tajlandez publikon pamjet kur zhytësit shpëtojnë katër djemtë e fundit të ngujuar në shpellë (Video)

Lideri i ekipit për shpëtim dhe njëherit guvernatori i provincës Chiang Rai ku gjendet shpella, Narongsak Ostoanakorn, e ka përshkruar misionin si “ekipi i kombeve të bashkuara”, për faktin se në të ka pasur specialistë dhe vullnetarë nga Britania e Madhe, Kina, Mianmari, Laosi, Australia, SHBA-të, Japonia dhe shumë vende tjera.

Megjithatë në misionin e kërkim-shpëtimit të djemve ka humbur jetën një zhytës, bëhet fjalë për ish-marinsin Saman Kunan, i cili humbi kishte mbetur pa oksigjen nën ujë. Ai po kthehej nga vendi ku kishin mbetur të ngujuar djemtë, të cilëve u kishte dërguar bombolat me oksigjen, dhe deri po kthehej në bazë mbeti vetë pa oksigjen nën ujë, ku si pasojë humbi jetën.

Në aksionin për të shpëtuar djemtë u angazhua edhe milioneri amerikan Elon Musk, i cili kishte angazhuar ekipet e tij si dhe “nëndetëset” e vogla brenda të cilave mund të futeshin djemtë dhe të nxirren të sigurt nga shpella. Ato kishin madhësinë e një fëmije, dhe mund të lundronin në tunelet e ngushta të shpellës që ishin mbushur me ujë. Megjithatë, deri te përdorimi i tyre nuk erdhi, pasi që ekspertët vlerësuan se më e sigurt do të ishte dërgimi i zhytësve me bombola të oksigjenit.

Elon Musk prezanton "nëndetëset", që mund t'i shpëtojnë djemtë e ngecur në shpellë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Elon Musk prezanton "nëndetëset", që mund t'i shpëtojnë djemtë e ngecur në shpellë (Foto/Video)

Gjatë ditës janë publikuar pamje rrëqethëse, që tregonin terrenin e vështirë nëpër të cilin kanë kaluar djemtë dhe zhytësit që i kishin shoqëruar duke ua mbajtur bombolat e oksigjenit. Ata vazhdimisht mbaheshin për një litar që i drejtonte drejt hyrjes në këtë shpellë. Sidoqoftë, Tajlanda ka filluar të festoj shpëtimin e djemve dhe trajnerit të tyre, dhe në të gjitha rrugët e qyteteve janë vënë fotografitë e tyre dhe mbishkrimet ku falënderohen autoritetet e vendit, e në veçanti të gjithë ata që kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori