LAJMI I FUNDIT:

A e dini se humbja e ereksionit nuk duhet të ndodhë gjatë masturbimit?

A e dini se humbja e ereksionit nuk duhet të ndodhë gjatë masturbimit?

Burrat me këtë problem iu nënshtruan testit – rezultati është i njëjtë për të gjithë!

Humbja e ereksionit gjatë marrëdhënieve seksuale mund të ketë shumë arsye, por nuk duhet të ndodhë gjatë masturbimit.


Përse nuk duhet të ndodhë?

Humbja e ereksionit mund të ndodhë gjatë paralojës, pra para ose gjatë marrëdhënies intime.

Shkaqet më të zakonshme të kësaj situate janë të fshehura në eksitim të pamjaftueshëm, nxitim, detyrim për të arritur një ereksion, vendosje prezervativi, fillimi i penetrimit para se të arrihet ereksioni, preokupimi me mendime negative, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë se shkaku kryesor i mosfunksionimit erektil është psikologjik. Me fjalë të tjera, meshkujt shpesh shqetësohen nëse do të arrijnë ta ruajnë atë, gjë që i rëndon më tej dhe ua prish kënaqësinë. Megjithatë, humbja e ereksionit nuk duhet të ndodhë gjatë masturbimit.

Hulumtimet e kryera në Itali treguan se 45 për qind e meshkujve të moshës së mesme e kanë këtë problem dhe një analizë e gjendjes së tyre të përgjithshme shëndetësore tregoi se të gjithë përveç njërit prej tyre janë të ekspozuar ndaj një rreziku në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.

Pra, nëse nuk mund të ruani ereksionin gjatë masturbimit, këshilla është të shkoni te një mjek i përgjithshëm dhe një kardiolog. Mund të ndodhë që pas masturbimit të mos arrihet ereksioni. Kjo njihet si “periudha refraktare” dhe nuk duhet të barazohet me disfunksionin erektil. Periudha refraktare është koha që duhet për të rivendosur një ereksion pas ejakulimit.

Kur bëhet fjalë për problemin me ereksionin, një nga gjërat më të rëndësishme në fillim të vlerësimit të problemit është të vlerësohet nëse shqetësimet janë kryesisht të natyrës organike apo psikologjike, sepse kjo ndikon edhe në procesin e mëtejshëm të trajtimit.

Kur meshkujt ndeshen me këtë problem, shumë arrijnë te kremrat që aplikohen në organin gjenital. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori