A e dini përse sirianët synojnë Perëndimin?

Eiad Shurbaji
Një i afërm i imi që 30 vite jeton në Emiratet e bashkuara arabe. Prej duarve të tij kanë diplomuar shumë gjenerata të Emirateve të Bashkuara, duke pasur parasysh që punon si profesor.
Megjithatë, deri në këtë moment emri i tij vazhdon të jetë i huaj në dokumentet zyrtare, dhe duhet ta përtërijë/vazhdojë lejen e qëndrimit për çdo vit dhe jeta e tij në këtë vend është peng i garancionit të ndonjë vendasi.
Në shtetet e Gjirit punojnë me qindra sirianë prej dekada, dhe nuk mund të sigurojnë as viza turistike të afërmeve të tyre që jetojnë nën bombat vdekjeprurëse në Siri. Gjysma e atyre që i njoh nga refugjatet sirianë në Amerikë, kanë ardhur nga shtetet arabe - veçanërisht nga shtetet e Gjirit.
A e dini përse sirianët rrezikojnë jetën e tyre me vdekje duke u fundosur në ujë vetëm për të arritur në perëndim?
Nuk bëhet fjalë këtu vetëm për përfitime materiale, por ata kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe nuk ndihen të sigurt në vendet arabe dhe islame.
Ata besojnë bindshëm që Perëndimi e respekton njerëzimin e tyre, i mbron fëmijët e tyre, ua mbron të drejtat e tyre fetare dhe kulturore dhe i pranon si qytetarë të barabartë me banorët vendase të atyre vendeve.
Qysh nga dje unë jam duke lexuar me dhjetëra studime e fetfa dhe ligjërata e hytbe që e bëjnë haram dhe të urryer udhëtimin në Perëndim, qoftë për arsye fetare apo kulturore apo sociale. Vetëm një numër shumë i vogël i tyre i përmend vendet dhe popujt arabë dhe atë çka bëjnë ata me sirianët.
Problemi këtu nuk ndërlidhet vetëm me qeveritë, siç do të dëshironim që t’i binim për shkurti ngjarjes, por ka të bëjë me vetë popullin arab. Deri në këtë moment nuk kemi parë asnjë lëvizje qytetare të shteteve arabe që i bën thirrje shteteve të saj për t’i pranuar refugjatët sirianë.
E kundërta e kësaj, popujt arabë janë vet nacionalistë kundër bijve të lëkurës së saj. Vendasi në shtetet e Gjirit të shikon si punëtor me pagesë që ka ardhur për t’ia marr paratë atij; irakiani të sheh si sunit, kurse libanezi të sheh kërcënim për demografinë e vendit.
Por, edhe ne sirianët - viktima të sodit - e jetojmë këtë sëmundje dhe nuk mundemi ta përjashtojmë veten tonë nga kjo. Ka shumë palestinezë që gjyshërit e tyre kanë lindur në Siri, megjithatë ne i nënçmonim me prejardhjen e tyre dhe çdo herë ua përkujtonim atyre se ata janë vetëm mysafirë të përkohshëm, kështu që duhej të kinin kujdese që të rrinin urtë.
Ne duhet ta pranojmë të vërtetën: jemi duke përjetuar një krizë morale dhe kulturore të thellë! Ne nuk i kuptojmë aspak çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë, atdhesinë dhe të drejtat e njeriut.
Këtë fjalë po ua them neve të gjithëve, për t'ia mbyllur gojën secilit nga ne që i qorton të tjerët apo e qorton Perëndimin. E, grupi paramilitar mafioz i fesë dhe grupi mafioz i kombit bërtet nga mesi ynë. Duhet të turpërohemi për atë që jemi dhe të ndalojmë e mos t’u japim mësime të tjerëve.
Praktikisht, ne jemi asgjë para tyre... asgjë nuk jemi para demonstratave popullore që ndodhin në Gjermani, Austri dhe Suedi të cilat i bëjnë thirrje vendeve të tyre për t’i pranuar refugjatët myslimanë që do të jetojnë me tatimet e tyre dhe do ta kundërshtojnë kulturën e tyre, në kohën kur ne i shohim të krishterët që janë të zotët e tokës dhe janë banorë autoktonë në vendet tona si mysafirë apo nga mbetjet e kryqëzatave!



















































