LAJMI I FUNDIT:

A e dini nga varet puberteti te fëmijët? Sasia e kripës e cila futet në organizëm në fillim të pubertetit mund të ndikojë negativisht në pubertet

A e dini nga varet puberteti te fëmijët? Sasia e kripës e cila futet në organizëm në fillim të pubertetit mund të ndikojë negativisht në pubertet
Foto: depositphotos

Një hulumtim shkencor është bërë në kafshë të cilin e kanë bërë shkencëtarët amerikanë.

Shkencëtarët e Universitetit në Wyoming kanë konstatuar që marrja e kripës në bazë ditore mund të jetë arsyeja pse vonohet puberteti.

Kjo ndodh në rastin kur fëmija në zhvillim e sipër merr tre deri katër herë më shumë kripë na sasia e rekomanduar.

Foto: despositos

Mirëpo, nuk është mirë as të mungojë në ushqim, aq më parë në periudhën e zhvillimit. Studimet kanë treguar që në shfaqjen e hershme të pubertetit ndikon ushqimi i yndyrshëm, të cilin do të duhej shmangur në atë periudhë.

Të dhënat të cilat i ka Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë që në gjithë botën është shtuar marrja e kripës gjatë ushqimit. Nga kjo organizatë rekomandojnë që, për shkak të shëndetit të përgjithshëm, më së miri është që të gjithë t’u përmbahen rekomandimeve sipas të cilave personat e rritur do të duhej të merrnin pesë gramë kripë në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori