LAJMI I FUNDIT:

A e dini cilat personalitete historike i përfaqëson mbretëresha në shah? E para fare nuk ka qenë femër

A e dini cilat personalitete historike i përfaqëson mbretëresha në shah? E para fare nuk ka qenë femër

Historiania Merilyn Jalo në librin e saj “Lindja e mbretëreshës së shahut” ka prezantuar tezën gjerësisht të pranuar lidhur me atë që ngritja e mbretëreshës së shahut

Kjo tezë ka qenë e lidhur me ngritjen e sundimtareve të Mesjetës në këtë pjesë të Evropës siç kanë qenë Eleonora nga Akuitania dhe Izabela e Parë nga Katilja.


Mbretëresha në shah dhe fuqia të cilën ajo e ka në njëfarë mënyre simbolizojnë pikërisht këto dy sundimtare të mëdha evropiane, mirëpo edhe të një sërë sundimtaresh, regjentesh dhe princeshash të cilat gjatë shekujve të 15-të dhe 16-të kanë pasur fuqi të madhe politike, posaçërisht në oborret në Spanjë, Francë dhe Portugali, transmeton Telegrafi.

Fjala ka qenë për paraardhësen e lartë të shahut, figurat e të cilit kanë përfaqësuar katër gjini të ushtrisë së atëhershme indiane – këmbësorinë, kalorësinë, elegantët dhe qerret e luftës që të gjitha kanë mbrojtur raxhën (mbretin) dhe këshilltarët e tij të mantrave të cilët janë gjendur në mes.

Pikërisht ky “këshilltar” ka qenë paraardhës i mbretëreshës së sotme të shahut, domethënë dama dhe pikërisht ajo ishte fillimi i historisë interesante të cilën e ka pasur kjo figurë.

Lojën në shekullin e 6-të e kanë pranuar persianët dhe ata mbretëreshën e kanë quajtur “Firzan” – këshilltar/vezir.

Fjala ka qenë për figurën goxha të dobët e cila ka mundur të lëvizte vetëm nga një fushë në diagonale dhe e cila shërbente si mbrojtja e fundit e Mbretit.

Duke e pasuar këtë traditë, evropianët figurën e kanë quajtur “Fers”.

Veziri i mbretit me kalimin e kohës ka evoluar në bashkëshorte të tij. Në fillim fjala “Fers” në disa gjuhë evropiane gramatikisht është bërë e gjinisë femërore, pastaj edhe ata të cilët sapo fillonin të luanin shah fillonin të komentonin që figura e cila qëndron pranë mbretit patjetër duhet të përfaqësojë mbretëreshën.

Me përsosjen e lojës së lashtë çaturanga, shahu me kalimin e kohës ka marrë formën e tashme.

Ndryshimi më i madh ka ndodhur gjatë shekullit të 15-të kur pikërisht mbretëresha ka marrë mënyrë të re të lëvizjes dhe të gjitha fuqitë e tashme të cilat e kanë transformuar në figurën më të fuqishme në tabelë. /Telegrafi/