E dëshmojnë edhe shkencëtarët: Agjërimi e rigjeneron tërë sistemin e imunitetit
Agjërimi, qoftë edhe për vetëm tri ditë, mund ta rigjenerojë tërë sistemin e imunitetit. Ky rigjenerim mund të ndodhë edhe në pleqëri, sipas shkencëtarëve të cilët zbulimin e tyre e kanë përshkruar si “të jashtëzakonshëm”
Pavarësisht se agjërimi mund të jetë kritikuar nga nutricionistët si dietë e pashëndetshme, hulumtimet e reja sugjerojnë se uria shkakton që trupi të fillojë prodhimin e qelizave të reja të bardha të gjakut, të cilat i luftojnë infeksionet.
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë Jugore thonë se ky zbulim mund të jetë në veçanti i mirë për personat që vuajnë nga sistemet e dëmtuara të imunitetit, siç janë pacientët të cilët i nënshtrohen kimioterapisë.
Veç kësaj, agjërimi i ndihmon edhe personat e vjetër, sistemi i imunitetit të të cilëve bëhet më pak efektiv me moshën, gjë që e bën më të vështirë parandalimin e sëmundjeve të zakonshme, transmeton Telegrafi.
Agjërimi ndihmon në heqjen e pjesëve të dëmtuara apo të vjetra nga sistemit, pra pjesëve të parëndësishme.
Pra, nëse filloni agjërimin me një sistem të dëmtuar nga kimioterapia apo plakja, agjërimi mund të gjenerojë, në plotë kuptimin e fjalës, një sistem të ri të imunitetit.
Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se agjërimi afatgjatë e zvogëlon enzimën PKA, e cila është e lidhur me plakjen dhe hormonin i cili e rritë rrezikun për kancer dhe rritje të tumorit.
Agjërimi 72-orësh i mbron pacientët me kancer kundër ndikimit toksik të kimioterapisë. Kjo sepse kimioterapia mund të shpëtojë jetë, por këtë e bën duke shkaktuar dëme masive në sistemin e imunitetit. Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se agjërimi i shmangë disa nga efektet e dëmshme ë kimioterapisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur