LAJMI I FUNDIT:

E dashura refuzon të kryejë marrëdhënie me të përkundër tentativave, Marco Verrattit i organizojnë kamerë të fshehur në dhomën e fjetjes

E dashura refuzon të kryejë marrëdhënie me të përkundër tentativave, Marco Verrattit i organizojnë kamerë të fshehur në dhomën e fjetjes
Marco Verratti (Foto: Claudio Villa/Getty Images/gULIVER)

Ndërsa po priste ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve midis Paris Saint Germain dhe Dortmund në Parc de Princes këtë të mërkurë, 11 mars, një video nga një kamerë e fshehur në dhomën e hotelit, e shfaqë futbollistin Marco Verratti në një përpjekje të dështuar për të kryer marrëdhënie me të dashurën e tij.

Mesfushori ishte viktimë e një kamere të fshehur të prodhuar nga Mediaset, një kanal televiziv italian i cili u përpoq të bllokonte Marco Verratti në dhomën e tij të fjetjes.


Marco Verratti (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Një sekuencë intime dhe e sikletshme mes lojtarit dhe partneres së tij, Jessica Aidi, një model franceze shumë e njohur, dështon gjatë kësaj kamere të fshehur.

Mesfushori i Paris Saint Germain provoi të kishte një raport intim me të dashurën e tij në dhomën e gjumit, kjo e fundit e vetëdijshme për praninë e kamerës refuzoi insistimin e tij.

I lodhur nga refuzimi, futbollist më pas heq dorë dhe shtrihet i vetmuar dhe i menduar në shtrat.

Por aventura nuk përfundon këtu, pasi Verratti gjithashtu u frikësua shumë kur zbuloi brejtës të rremë në shtëpinë e tij, të cilat u depozituan me rastin e kamerës së fshehur. /Telegrafi/