Lauren Sanchez, e dashura e miliarderit Jeff Bezos, është kritikuar për veshjen e saj në darkën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndonëse, Bezos supozohej të ishte në qendër të vëmendjes së këtij eventi, të gjithë sytë ishin tek e dashura e tij, shkruan DailyMail.


Eventi ku ishte ftuar çifti ishte organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden për nder të kryeministrit të Japonisë Fumio Kishid.

83518789 13298023 image a 58 1712853330592

Sanchez kishte veshur një fustan të kuq prej sateni si dhe me një korset.

Megjithatë, përdorues të shumtë në rrjetet sociale e kanë kritikuar për veshjen që ajo veshi në eventin e Shtëpisë së Bardhë.

Shumë thanë se fustani që ajo kishte veshur ishte i papërshtatshëm për një event të tillë në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Sanchez nuk kishte treguar respekt.

83518793 13298023 In addition Lauren shared a behind the scenes picture of herself m 75 1712853712951

Madje kishte edhe kritika të atilla më të ashpra drejt të dashurës së miliarderit.

“Me sa duket, paraja nuk mund të blejë shije të mire”, shkroi një përdoruese. “Paraja nuk mund të blejë klasin”, shkroi një tjetër.

83518791 13298023 While Jeff Bezos was front center at the event all eyes were on  m 63 1712853469159

“A ka shkuar në një darkë apo në një klub striptizi”, theksoi një përdorues tjetër në rrjetin social X. /Telegrafi/