LAJMI I FUNDIT:

E çuditshme, por dikush edhe në kokë i mban të “gdhendur” Ramën e Berishën (Video)

E çuditshme, por dikush edhe në kokë i mban të “gdhendur” Ramën e Berishën (Video)

Një 23-vjeçar nga Tirana prej tre vitesh ushtron profesionin e tij si berber, por e veçanta e të riut është se ka futur edhe art në profesion duke qethur në kokat e klientëve portretet e personazheve të tyre të preferuar, transmeton Klan TV.

Liderët më të lartë të politikës, si ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit aktual Edi Rama, e deri tek personazhe të muzikës shqiptare, i sheh të vendosur kryesisht në kokat e adoleshentëve.


Sebastian Lushaj thotë se portreti i futbollistit të kombëtares, Lorik Cana, dhe simboli kombëtar i shqiponjës janë dy nga kërkesat më të preferuara nga klientët.

Lushaj është i pari që ka sjellë në Shqipëri diçka të tillë.