LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Messit në kompanitë e basteve: PSG është favoriti i madh, por nuk mbetet pa gjasa as Barcelona

E ardhmja e Messit në kompanitë e basteve: PSG është favoriti i madh, por nuk mbetet pa gjasa as Barcelona

Lionel Messi është larguar nga Barcelona pas 16 viteve qëndrim në ekipin e parë të katalunasve.

Ka qenë vet gjiganti katalunas që ka njoftuar se përkundë dëshirës së dy palëve për të vazhduar bashkëpunimin, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Shumë artikuj janë shkruar nëpër mediat më të famshme evropiane e botërore për të ardhmen e tij menjëherë pas njoftimit zyrtar nga Barcelona.


Tani edhe kompanitë e basteve kanë filluar të vendosin koficientët me skuadrat favorite ku do të shkoj Messi.

Gjiganti francez, Paris Saint Germain është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin me koeficient prej  1,90.

Pa gjasa nuk mbetet as Barcelona që ka koeficientin 3,50, edhe pse duket e pamundur një rikthim i madh duke marrë parasysh gjendjen e rëndë financiare të katalunasve.

Në vendin e tretë ndodhet kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City me 4,00, por edhe transferimi tek kjo skuadër duket i pamundur pasi Citizens sapo kanë zyrtarizuar Jack Grealish të cilit i kanë besuar edhe numrin 10.

Në vendin e katër ndodhet kampionati amerikan i futbollit MLS me 13,00 pasi shumë klube kanë shprehur interesim për argjentinasin.

Ish-skuadra e Messit, Newells Old Boys është koutuar me 15,00 ku ndiqet nga skuadrat si Inter me 16, Manchester United me 19 dhe për ta mbyllur me Chelsean dhe Juventusin që kanë koeficientin 21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori