LAJMI I FUNDIT:

E akuzoi Johnny Depp për dhunë në familje dhe shpalosi detaje tronditëse në gjyq – Amber Heard u arrestua më parë për shkak se goditi në aeroport ish-partneren Tasya van Ree

E akuzoi Johnny Depp për dhunë në familje dhe shpalosi detaje tronditëse në gjyq – Amber Heard u arrestua më parë për shkak se goditi në aeroport ish-partneren Tasya van Ree

Një video e aktores Amber Heard që përballet me akuzat për dhunë në familje me ish-partneren e saj, Tasya van Ree, u rishfaq këtë javë mes gjyqit me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp.

Videoja, e cila u shikua mbi 130 mijë herë, tregoi Heard duke dëshmuar për këtë çështje më 13 gusht 2016, në të njëjtin vit që aktorja paraqiti kërkesën për divorc nga Depp. Është e paqartë nëse dëshmia ka ndodhur gjatë një seance gjyqi në lidhje me Depp në atë kohë.

Pamjet tregojnë aktoren duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me abuzimin fizik të fotografes Van Ree ndërsa ato ishin bashkë. Aktorja amerikane u pyet gjatë dëshmisë së saj në vitin 2016 nëse ishte “arrestuar më parë për dhunë në familje” kundër Van Ree.


Pyetja vjen nga një debat i Amber me ish-të dashurën e saj në një aeroport në 2009, më pas u arrestua pasi dyshohej se goditi Van Ree në krah, sipas një raportimi të USA Today në 2016.

Megjithatë, Van Ree bëri një deklaratë duke pretenduar se incidenti ishte “keqinterpretuar” dhe se Heard u akuzua “gabimisht”.

Kush janë ish-partnerët e Amber Heard?
Lexo po ashtu Kush janë ish-partnerët e Amber Heard?

“Është dëshpëruese që integriteti dhe historia e Amberit po vihen në pikëpyetje sërish. Amber është një grua brilante, e ndershme dhe e bukur dhe unë kam respektin maksimal për të. Ne ndamë pesë vite të mrekullueshme”, vazhdoi deklarata e Van Ree.

Heard u arrestua nga policia e Portit of Seattle më 14 shtator 2009, pas incidentit, autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma në Washington konfirmuan për USA Today në 2016.

Ndërkaq, policisë iu kërkua në nëntor 2011 të fshinte informacionin e arrestimit.

Më pas, informacioni u hoq nga sistemi, tha zëdhënësi i Sea-Tac Airport, Perry Cooper për USA Today. Cooper nuk deklaroi se kush e bëri kërkesën.

https://www.youtube.com/watch?v=L8vJoUQpbXI&ab_channel=FilmStreak

Heard më vonë tha se “nuk kishte dhunë në familje brenda asaj marrëdhënieje [me van Ree] dhe shteti i Washingtonit, ku u arrestova, hoqi menjëherë akuzat sepse ata dinin saktësisht të njëjtën gjë që sapo ju thashë, që nuk ka pasur ndonjëherë dhunë në familje dhe ish-partnerja ime e ka deklaruar këtë”.

Depp ngriti një padi prej 50 milionë dollarësh kundër Heard, të cilën e akuzoi për një shkrim të bërë në 2018 në Washington Post. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=avkddR81cGI&ab_channel=IncrediblyAverage

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
Kalo në kategori